Anita Bitri : AB Dokumentari "Perhere mes jush: - Pjesa e trete.

Një dokumentar për Anita Bitrin E Premte, 25 Shkurt 2005 shkruar nga A. NIKA "Gjithmonë mes jush" është dokumentari i prezantuar dje në Galerinë e Arteve, dedikuar këngëtares Anita Bitri. Sytë kureshtarë i janë bindur imazhit të projektuar në një nga muret e Galerisë së Arteve. Për gati gjysëm ore, asnjë lëvizje qepallash, diku një buzëqeshje, kameramanët që ndezin dritat e kuqe dhe aparatet fotografike që nisin shkrepjet. Një dokomentar për Anita Bitrin. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një histori jete e një artisteje të madhe, e një ylli të skenës shqipare. "Gjithmonë pranë jush", me këtë titull Elisabeta Ilnica ka hedhur skenarin e saj, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së Anitës. Mësimet e saj të violinës dhe dashuria për këngën, nga shfaqjet në Vlorë, vendlindja e saj e deri tek sukseset në Festivalet e Këngës në RTSH. "Vetëm një refren i këngëtares së madhe Vaçe Zela, e bëri të mos ndalonte kurrë më së kënduari", shkruan skenaristja në dokumentarin dedikuar Bitrit. Përmes dy kompozitorëve Flamur Shehu e Jorgo Papingji rrëfehet bota e brendshme artistike e këngëtares së madhe, si dhe bashkëpunimi i suksesshëm që patën me të. Imazhet e dokumentarit ndërthuren bukur me skenat e Festivaleve, si dhe me ato te videoklipeve të fundit të saj të realizuara në Amerikë. Për kolonë zanore kanë shërbyer këngët e albumit të saj më të fundit "Gjithmonë mes jush <b>...</b>
Anita Bitri : AB Dokumentari "Perhere mes jush: - Pjesa e dyte.

Broadway-New York: Ditën e martë në 29 mars 2005, u organizua një "Mbrëmje Përkujtimore"-"Memorial Evening", për këngëtaren e njohur shqiptare Anita Bitri. Bashkësia shqiptare, pas gjashtë muajve të hikjes së këngëtares së mirënjohur vlonjate, së ëmës së saj dhe së bijës, e përkujtoj atë me një mbrëmje të quajtur "Memorial Evening". Mbrëmje Përkujtimore-"Memorial Evening" e zhvilluar në mjediset e lokalit "Djerdan", New York-Manhattan, është e thirrur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave "Motrat Qiriazi" të ndihmuara për organizimin artistik nga artisti Vait Hajdari. Burime nga mbrëmja, na informojnë se është shfaqur edhe dokumentari "Gjithmonë mes jush". Dokumentar i prezantuar për herë të parë në New York, dedikuar këngëtares Anita Bitri. Një realizim ky, që merr titullin e albumit të fundit, që artistja nuk mundi ta promovoj. Krahas organizatorëve kanë marr pjesë në përkujtim edhe shumë nga artistët dhe kolegët e saj në Amerikë ndër ta mund të përmendim Fadil Berisha, Xhevat Limani, Ilir Kasneci, Edi Xhani, Remi, Kino, Adem Belliu e shumë të tjerë... Gazetarja Elisabeta Ilnica, ka hedhur skenarin e këtij dokumetari. Nje pjese e shkeputur nga faqja www.anitabitri.com @@@@@@@@@@@@@@@@ Te Gjitha materialet e kesaj video u perpunuan nga Shtepia diskografike Audio Dynamix. Falenderojme nga zemra pronarin e saj Richard Gayed dhe editorin e ketyre videove Jeffrey Vogel.





